Një banor i Lubetenit nuk ka arritur t’i gëzohet festës së Kurban Bajramit. Ai, gjatë ditës së sotme ka denoncuar në Polici se i është djegur kamioni në Trubarevë.
Nuk dihen shkaqet, por nga pamjet e siguruara shihet se kamioni është bërë shkrumb.
“Sot 16.06.2024 në ora 07.15 në SPB Shkup, M.Xh.(51) nga fshati Lubeten, e Shkupit, ka paraqitur se rreth orës 05:00 në fshatin Trubarevë është djegur kamioni “Mercedes” me targa të Shkupit. Zjarri është shuar, kurse persona të lënduar nuk ka”, njoftojnë nga SPB Shkup.