Një person i panjohur ka hedhur shishe me lëndë djegëse në një automjet të tipit “Peugeot”, i parkuar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Gjorgji Kapçev”, me çka është djegur pjesa e përparme e automjetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi MPB-ja, rastin sot në mëngjes në orën 2:20 e ka paraqitur A.N (42) nga Shkupi, pronare e shtëpisë.
Zjarrin e shkaktuar e ka shuar Brigada për mbrojtje nga zjarri në Shkup, ndërsa nga policia thonë se po merren të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e autorit./Telegrafi/