Telegrafi

A është Dastid Pallaska kryetari partisë së re?

Pak minuta pas postimit të fotografisë nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, Ilir Deda është parë me të përfolurin tjetër se do të jetë pjesë e iniciativës së re politike, Dastid Pallaska.

Koha.net ende nuk ka mundur ta konfirmojë nëse ky e ka shkrepur fotografinë, e rrjedhimisht do të jetë kreu i iniciativës.

Portali ka provuar të kontaktojë me të dy, edhe Ilir Dedën edhe me Mimoza Kusari Lilën. I pari as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar se fjala është për Dastid Pallaskën, derisa e para e Gjakovës nuk është lajmëruar në telefon.

Nuk ka dashur që të flasë as vetë Dastid Pallaska.