Telegrafi

Është cilësuar si “depërtimi muzikor i vitit”, këngëtarja Lizzo nuk e ka problem të ekspozojë trupin e saj të shëndoshë para publikut

Ajo është e dashur në të gjithë botën për sigurinë që ndjen me trupin e saj.

Këngëtarja Lizzo mori vëmendjen në koncertin e saj të fundit, e veshur me një kostum të shkurtër me ngjyrë të kuqe, të zbukuruar me diamante dhe një palë geta të veshura mirë të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Truth Hurts”, 31 vjeçe, interpretoi këngët e saj para një masetë madhe në POPTOPIA në SAP Center të Kalifornisë.

Lizzo (Foto: Gerardo Mora/Getty Images/Guliver)

Lizzo, emri i vërtetë i së cilës Melissa Viviane Jefferson, nuk ndjehet keq teksa ekspozon trupin e saj në paraqitjet që bën.

Ky prezantim i saj vjen pasi Lizzo publikoi një fotografi të guximshme në Instagram, duke pozuar nudo me flokë të gjatë për të ruajtur modestinë e saj.

Lizzo është nominuar në tetë kategori në edicionin e 62-të të “Grammy Awards” që do të mbahet në janar.

Ajo është nominuar për çmimet “Artistja e re më e mirë”, “Albumin e Vitit” dhe “Albumin më të mirë Bashkëkohor Urban” për “Cuz I Love You”.

Nominimet tjera përfshijnë “Kënga më e mirë e vitit”, “Incizimi më i mirë muzikor i vitit”, dhe “Performanca më e mirë Pop”. /Telegrafi/

Lizzo (Foto: Gerardo Mora/Getty Images/Guliver)