Kjo javë në elitë nis të premten me ndeshjen Liria – Drita, që zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Ditën e shtunë do të zhvillohen dy takime, ku Llapi që është rikthyer te fitoret do ta pres Ferizajin që gjithashtu mori tri pikët e para në javën e dytë.
Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, Feronikeli do të jetë nikoqir i skuadrës së rikthyer në Superligë, Ballkanit.
Të dielën janë në program tri ndeshje të tjera.
Gjilani do ta presë Trepçën ’89 ndërsa Flamurtari në kryeqytet do të përballet me KEK-un.
Ndërkohë me fillim nga ora 19:45, në stadiumin Fadil Vokrri do të ndeshet Prishtina me Drenicën. /Telegrafi/
IPKO Superliga – Java 3
E premte, ora 16:45
Liria – Drita
E shtunë, ora 16:45
Llapi – Ferizaj
Feronikeli – Ballkani
E diel, ora 16:45
Gjilani – Trepça’89
Flamurtari – KEK-u
E diel, ora 19:45
Prishtina – Drenica