Site icon Telegrafi

Është i bindur se ka filmuar në malet e Utah, “Këmbëmadhin” – publikon pamjet për të bindur të tjerët (Video)

Në internet shpesh shfaqen video të ndryshme me të cilat pretendohet se tregojnë disa krijesa mistike, kurse kësaj radhe amerikani Austin Craig është i bindur se ka parë Këmbëmadhin, apo siç njihet në gjuhën angleze si “Bigfoot”.

“Ekziston vërtetë, shikoni sa i madh është”, ka deklaruar autori i videos i cili menjëherë pamjet i publikoi në internet, për të bindur skeptikët se Këmbëmadhi ekziston, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në malet Provo në Utah, kurse krijesa misterioze zhduket befasisht kur fshihet pas shkurreve.

“A ishte ari? Ndoshta. A ka qenë njeri? Edhe kjo është e mundur… Kush e di”, ka shtuar Craig.

Ai pranoi se si fillimisht kishte menduar se bëhet fjalë për një burrë, por e befasoi madhësia e tij.

“Fillimisht qesha, por kur e afrova kamerën, nuk mund ta besoja çfarë po shihja”, ka shtuar Craig.

Besohet se Këmbëmadhi jeton nëpër male, dhe besohet se është mbi dy metra i lartë dhe ka pamjen e një majmuni. Tregimet për Këmbëmadhin kishin filluar të tregohen ndër breza në Amerikën e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version