Policia e Shqipërisë kumtoi se është arrestuar shtetasi i Maqedonisë, me banim në Kosovë, për shkak të tregtisë ilegale me armë dhe municion.
Sipas kumtesës së policisë shqiptare, është arrestuar Y.S (32) nga Shkupi, që tash është qytetar i fshatit Dimce e Komunës së Hanit të Elezit në Kosovë.
“Pas hetimit të gjatë dhe ndjekjes së personave të dyshuar anëtarë të grupit kriminal për tregtim ilegal me armë dhe municion, ka mbaruar aksioni “Uraka 1”. Në kontroll të automjetit të tipit “alfa-romeo”, me tabela të Shkupit, e drejtuar nga personi Y.S në qytetin e Prenjasit, në afërsi të kufirit të Qafë Thanës, janë gjetur dy pistoleta dhe plumba”, thuhet në kumtesën e policisë.
I arrestuari Y.S për policinë thotë se armët dhe municionin e ka sjell në mënyrë ilegale nga Maqedonia, me qëllim që në Elbasan t’i shes 500 euro për copë.
Ai do të jep përgjegjësi para Gjykatës për krime të rënda penale në Tiranë për “tregti ilegale me armë zjarri dhe municion”./Telegrafi/