Telegrafi

Është arrestuar një 21 vjeçar nga Gjevgjelia i cili po transportonte 13 emigrantë nga Siria

Njëzet e një vjeçari, banor i Gjevgjelisë, është ndaluar nga policia dje në mbrëmje pasi po transportonte 13 emigrantë nga Siria.

Siç njoftoi MPB, M.G. (21) është arrestuar dje rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë nga qendra rajonale e kufirit në Jug.

“Me veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” ka qenë duke transportuar 13 emigrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur, është njoftuar Prokuroria Publike dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës penal” njofton Ministria e Punëve të Brendshme./Telegrafi/