Femra e UFC-së, Arianny Celeste, është bërë njëra prej promovueseve më të mëdha të këtij sporti, falë pjesëmarrjes së saj brenda tetëkëndëshit.
Zeshkania e bukur ka më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram, ndërsa është duke vazhduar me stilin e saj jetësor në mbështetje të promovimit të sportit që po merr gjithnjë përmasa të mëdha.
Mrekullisht, Arianny ka gjetur kohë që të bëjë një kalendar atraktiv duke iu ofruar fansave disa pjesë nga prapaskena e realizimit të kalendarit.
“Çfarë ëndrre që t’i shikosh këto fotografi çdo ditë”, ka shkruar një shikues.
Penelope Lopez Marquez, e njohur si Arianny Celeste, ka lindur në vitin 1985 në Las Vegas. Ajo është një vajzë ringu dhe modele amerikane.
Është më së shumti e njohur si vajzë e ringut në UFC, ndërsa është edhe bashkënikoqire e emisionit televiziv Overhaulin. /Telegrafi/