Telegrafi

Është apo nuk është kripa e rrezikshme

Një konkludim i tillë kundërshtohet në tërësi nga Shoqata amerikane dietetike, Shoqata amerikane e kardiologjisë dhe Qendra për parandalimin e sëmundjeve- sipas të cilëve, konsumimi i sasisë së lartë të kripës mund të shtojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Në studim kanë marrë pjesë 3.681 evropianë të moshave të mesme, të cilët në fillim të studimit nuk kanë pasur as tension të rritur të gjakut e as ndonjë sëmundje të zemrës. Participantët janë ndarë në tre grupe, në vartësi nga konsumimi i kripës: konsumim të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në grupin që kanë konsumuar sasi të vogël të kripës janë regjistruar 50 raste të vdekurish, në grupin me konsumim mesatar të kripës 24 raste, ndërsa në grupin me konsumim të lartë të kripës vetëm 10 participantë kanë vdekur deri në fund të studimit.

Krahas kësaj, është vlerësuar se rreziku nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës te grupi që kanë përdorur pakëz kripë ishte 56 për qind më i lartës në krahasim me grupin që kanë konsumuar sasi të madhe të kripës. /Telegrafi/