Site icon Telegrafi

Është anuluar gjykimi për vdekjen e Tamaras

Anulohet përsëri seanca e gjykimit për vdekjen e të miturës Tamara Dimovska nga Velesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e anulimit është se në seancë nuk u paraqit njëri nga të akuzuarit, Shaban Memeti, i cili është i punësuar në Klinikën Universitare për kirurgjinë e fëmijëve dhe se për sot ka pasur të caktuar pesë operacione.

Seanca e ardhshme është caktuar për 28 shtator. Në ngjarjen e Tamaras, e cila në vitin 2015-të vdiq duke pritur operacion kurrizor jashtë vendit, gjithashtu për këtë rast janë të akuzuar edhe 12 persona tjerë për papërgjegjshmëri të punës zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version