Telegrafi

Është aksionar te Liverpooli, James shpërtheu në rrjetet sociale pas fitores në Ligën e Kampionëve

Liverpooli ka arritur ta fitojë titullin e gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka triumfuar në finalen e Madridit përballë rivalit lokal Tottenham Hotspur 2-0.

E kësaj fitore iu ka gëzuar jashtëzakonisht shumë edhe basketbollisti më i mirë amerikan LeBron James që aktualisht është pjesë e Los Angeles Lakers.

Që para fillimit të ndeshjes James ishte aktiv në Twitter duke komentuar ndeshjen dhe rastet që ishin në Wanda Metropolitano.

James lavdëroi gjatë ndeshjes edhe paraqitjen e portierit brazilian Alisson Becker që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Kujtojmë që James është aksionar te Liverpool, pasi në vitin 2011 investoi gjashtë milionë funte për të blerë 2% të aksioneve.

“Ju nuk do të ecni kurrë vetëm. Ne jemi Liverpool. Urime për djemt dhe gjithë ata që kanë lidhje me klubin”, shkroi James.

Përveç që është një tifozë i madh i Liverpoolit, Jamesin e gëzon ky triumf i The Reds edhe në aspektin financiar.

Pasi kishte investuar gjashtë milionë funte, aktualisht ai mund t’i shesë pjesën e tij të aksioneve për 45 milionë.

Por sigurisht që pas këtij triumfi të Liverpoolit, vlera e aksioneve në klubin nga Anfield është rritur edhe më shumë. /Telegrafi/