Site icon Telegrafi

Është 82-vjeçar, Harrison Ford zbulon arsyen se përse akoma nuk dëshiron të largohet nga aktrimi

Harrison Ford

Legjenda e filmit, Harrison Ford, zbuloi së fundmi në një intervistë për Vanity Fair se nuk mendon të dalë në pension.

Aktori 84-vjeçar, i njohur për rolet e tij në filmat e “Indiana Jones”, Han Solo në “Star Wars” dhe Rick Deckhard në filmin “Blade Runner”, shpjegoi se çfarë e motivon atë të qëndrojë në botën e filmit.

“Unë marrë kontaktin njerëzor që kam nevojë përmes aktrimit. Është kënaqësi të punosh me njerëz që kanë shumë aftësi dhe përvojë”, shpjegoi aktori, i cili ka pesë fëmijë dhe është i martuar me Calista Flockhart.

Harrison Ford

Ford filloi karrierën e aktrimit në 1963 dhe aktualisht luan në serialin komedi “Shrinking” së bashku me Jason Segel dhe Jessica Williams.

Edhe pse Ford luan rrallë në projekte komedi, veçanërisht në seriale televizive, ai e pranoi rolin në serial.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harrison Ford

“Gjithmonë më ka pëlqyer humori. Më pëlqen të bëj shaka. Kur mendova të bëhesha aktor, isha ambicioz për të dyja llojet e punës – drama serioze dhe komedi. E gjeta veten duke i bërë të dyja dhe duke mos bërë shumë dallime mes tyre. Si aktor i afrohem një shakaje si dhe një skene serioze apo emocionale”, shpjegoi ai tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version