Ditë më parë, portieri legjendar, Gianluigi Buffon, njoftoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Juventusi.
43-vjeçari nuk ka vendosur akoma të pensionohet, mirëpo mendon se ka ardhur koha të largohet përfundimisht nga Zonja e Vjetër.
Ndërkohë, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, trajneri Andrea Pirlo vendosi ta inkuadronte në portë nga minuta e parë dhe nuk gaboi.
❌
As Juventus’ #UCL hopes fade, Buffon comes up big by saving a first-half penalty.#SassuoloJuve
— Sacha Pisani (@Sachk0) May 12, 2021
Një ndërhyrje të Leonardo Bonucci në Piero Giacomellit, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti.
Përgjegjësinë e mori Domenico Berardi, mirëpo Buffon e mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë. /Telegrafi/