Site icon Telegrafi

Është 12-vjeçar dhe është fejuar me kushërirën 11-vjeçare (Foto)

Një djalë 12-vjeçar nga Egjipti, do të martohet me kushërirën e tij 11-vjeçare, pasi babai i dhëndrit të ardhshëm i dha çiftit bekimin e tij.

Ndërkohë që familje dhe miqtë festuan dasmën luksoze të djalit më të madh, babai vendosi të dyfishonte gëzimin e të lajmëronte fejesën.

Ligjet egjiptiane ndalojnë martesat për personat nën moshën 18 vjeçe dhe vendimi për Omarin e 11 vjeçaren Gharam ka nxitur shumë shqetësime e debate te aktivistët.

Babai tha për gazetën Al Watan se nuk kishte “asgjë të papërshtatshme” te çifti, duke shtuar se ishte thjesht një fejesë dhe jo një martesë.

Exit mobile version