Telegrafi

Është 11 vjeç, ka IQ më të madhe se Einsteini dhe Hawkingu

Një gjeni nga Britania e Madhe, në testin Mensa të IQ-së shënoi rezultat më të mirë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

“Komunitetit elitë të njerëzve inteligjentë”, Arnav Sharmam iu bashkua në moshën 11-vjeçar. Rezultati i tij ishte 162, për dy pikë më i madh se IQ e Einsteinit dhe Hawkingut, transmeton Telegrafi.

Rezultati mesatar në testin Mensa është 100, ndërsa për të qenë pjesë e “Komunitetit elitë” duhet pasur rezultat më të mirë se 98 për qind e njerëzve. Momentalisht Mensa numëron 20 mijë anëtarë, ku veç 1,500 janë më të rinj se 18 vjeç.

Arnav, hobi të të cilit janë badmintoni, noti dhe leximi, tha se testi nuk ishte aq i vështirë.

“Unë isha përgatitur”, ka thënë ai, duke shtuar se testi zgjati 2.5 orë.

Por, pranoi se në disa pyetje është përgjigjur me hamendje, “sepse nuk kishte shumë kohë”!

Sharma thotë se inteligjencën do ta përdor për të ndihmuar botën, por ende nuk e di se si. /Telegrafi/