Në korrik të këtij viti shpenzimet e jetesës kanë shënuar rritje prej tre për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkohë rritje kanë shënuar edhe çmimet me pakicë për 3,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me muajin paraprak çmimet me pakicë janë rritur për 1.5 për qind.
Rritja e inflacionit është si rezultat i rritjes së shpenzimeve për restorante e hotele për 5.8 për qind, për transport 4.9 për qind, argëtim e kulturë për 1.2 për qind, e të tjerë.
Shpenzimet për arsim, mobile dhe pajisje shtëpiake kanë mbetur në nivelin e njëjtë.