Site icon Telegrafi

ESHS: Rritje e qarkullimit të ushqimeve me pakicë, pije dhe duhan

Në tregtinë me pakicë, në shkurt të këtij vitit, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, ka pasur rritje të qarkullimit në grupin “tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan”, rritje nominale për 2,3 për qind, ndërsa realisht për katër për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në grupin “tregti me pakicë me karburante automobilistike” qarkullimi në mënyrë nominale është rritur për 12,1 për qind, ndërsa realisht është ulur për 5,9 për qind, njofton AIM.

Ulje e qarkullimit është shënuar në grupin “tregti me pakicë me produktet ushqimore, përveç karburanteve” rritje nominale për 18 për qind, ndërsa realisht për 16,4 për qind, dhe në “tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me karburante”, ku ulja nominale arrin 9,2 për qind ndërsa realisht për 8,4 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version