Telegrafi

ESHS: Rritet numri i të sapolindurve por edhe të vdekurve

Në tre muajt e fundit nga viti i kaluar është shënuar rritje e numrit të lindjeve por edhe vdekjeve, kurse rritja natyrore ka arritur 342 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ESHS-së, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e katërt të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, është rritur për 1.1% dhe arrin 5.669 të fëmijëve të lindur të gjallë.

Kurse numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt 2016 shënon rritje prej 2.4% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2015 dhe arrin 5.327 persona. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) tregojnë se këtë tremujor kanë vdekur 55 fëmijë të porsalindur. /Telegrafi/