Site icon Telegrafi

ESHS: Rritet numri i punëtorëve në industri

Indeksi i numri të punëtorëve në industri në janar 2017 në krahasim me janarin e 2016, ka arritur 100.4%, çka do të thotë se numri i punonjësve në industri është rritur për 0.4%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të ESHS-së numri i punonjësve në sektorin Xehtarisë dhe gurthyeses në janar 2017, në krahasim me janarin e 2016, ka shënuar rritje prej 1.2%, në sektorin e Përpunimit të industrisë ka shënuar poashtu rritje prej 0.4%, kurse në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, prej 0.7%.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punonjësve në industri në janar 2016, shënon rritje te Energjia për 0.6%, Prodhime të ndërmjetmje, përveç energjisë për 2.4%, Prodhime kapitale për 5.5% dhe Prodhime të qëndrueshme për harxhime të gjëra për 4.3%, përderisa rritje shënon te Prodhimet joafatgjate për harxhim të gjërë për 2.2%. /Telegrafi/

Exit mobile version