Site icon Telegrafi

ESHS: Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit në Shkup

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e dytë të vitit janë rritur për 11,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa rritje prej 8,2 për qind vërehet në krahasim me tremujorin e kaluar, tregon Indeksi i çmimeve të apartamenteve të Bankës Popullore

Në tremujorin e parë të vitit, çmimet u rritën për 4,7 për qind në nivel vjetor dhe u shënua rënie prej 0,8 për qind e që ishte rënia e parë minimale gjatë tremujorit në një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e fundit të vitit 2023, çmimet e banesave u rritën për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë dhe me 6,9 ​​për qind në nivel vjetor. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave u rritën për 18.9 për qind në nivel vjetor, pra me 1.4 për qind në bazë tremujore.

Në tremujorin e dytë u shënua rritje prej 13 për qind në nivel vjetor dhe 1.6 për qind në nivel tremujor, ndërsa në tremujorin e tretë për 11 për qind në nivel vjetor dhe 2.9 për qind në nivel mujor. Në tremujorin e katërt, rritja ka qenë 6.9 për qind në bazë vjetore dhe një për qind në bazë tremujore.

Indeksi i çmimeve të banesave është bërë në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e shpallura për shitje në territorin e qytetit të Shkupit.

 

Exit mobile version