Enti Shtetëror për Statistikë-Maqedoni prej nesër e deri në datën 12 të këtij muaji, do të zbatojë regjistrimin e kapaciteteve në tregtinë me pakicë dhe Regjistrimin e kapaciteteve hotelierike, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.
Regjistrimet do të zbatohen në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë, me regjistrues të autorizuar, të cilët do t’i grumbullojnë të dhënat përmes intervistave nga subjektet afariste (dyqane, hotele, restorante dhe të ngjashme).
Me regjistrime, siç kumtoi ESHS, do të mbidhen të dhënat qël shfrytëzohen për vlerësim të gjendjeve ekzistuese dhe për planifikim të zhvillimit të ardhshëm në fushën e tregtisë dhe hotelierisë, si dhe për ekonominë në tërësi.
Për shkak të realizimit të sukesshëm të aktiviteteve në terren, si dhe të aksionit në tërësi, Enti shtetëror për statistikë apelon deri te të gjitha kapacitetet tregtare dhe hotelierike t’u dalin në vigjije regjsitruesve dhe t’i japin të gjitha të dhënat e nevojshme. /Telegrafi/