Nga Enti Shtetëror për Statistika thonë se problemet teknike që u paraqitën gjatë ditës së sotme në regjistrimin e popullsisë nuk janë për shkak të internetit.
“Në periudha të shkurtra dhe në vende të caktuara, aplikimi i regjistrimit nuk funksionoi dhe një numër regjistruesish nuk mund të regjistronin. Ekipet teknike punuan intensivisht për të eliminuar problemin dhe për një kohë të shkurtër procesi vazhdoi pa probleme”, njoftojnë nga ESHS.
Ata theksojnë se problemi që u shfaq nuk është për shkak të lidhjes në internet që mundëson regjstrimin, por këto janë probleme të mundshme, dhe siç njoftojnë nga ESHS, që janë rezultat i një sërë sesionesh paralele.
“Sa për ilustrim, në ato 2-3 orë gjatë problemeve teknike, gati 10 mijë njerëz u regjistruan në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e ESHS-së./Telegrafi/