Paga mesatare neto e paguar për një të punësuar, në muajin maj të vitit 2016, ka qenë 22.324 denarë dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është më e lartë për 1,1 për qind, ka publikuar Enti shtetëror për statistika, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rritja e këtillë vjen si rezultat i rritjes së pagës mesatare neto të paguar në sektorët e ndërtimtarisë (8,7 për qind), veprimtaritë administrative dhe ato ndihmëse shërbyese (7,6 për qind) dhe në bujqësi, pylltari dhe peshkatari (5,7 për qind).
Roga mesatare bruto e paguar për të punësuar gjatë muajit maj të këtij viti ka qenë 32.776 denarë, që është për 1,2 për qind më e lartë nga muaji i kaluar.
Në maj, 1,5 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë, njofton Enti shtetëror për statistikë./Telegrafi/