Site icon Telegrafi

ESHS: Në vitin e kaluar janë ulur çmimet e banesave

Çmimi mesatar i metër katrorit të sipërfaqes banesore në vitin 2016 ka qenë 43.091 denarë, që është për 6.5% më pak në krahasim me vitin 2015, kumtoi sot ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup vitin e kaluar çmimi mesatar i metër katrorit i sipërfaqes banesore është 50.829 denarë, për 3.9% më pak në krahasim me vitin 2015, kurse në vendet e tjera të populluara në vend, ishte 32.721 denarë, apo për 1.6% më pak në krahasim me 2015, njofton AIM.

Në gjysmëvjetorin e dytë në krahasim me të parin në vitin e kaluar, çmimi mesatar i metrit katror të sipërfaqes banesore është ulur për 5.9%, kurse në Shkup ulja paraqet 3.8%.

Çmimet e cekura mesatare të metër katrorit janë pa tatim të vlerës së shtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version