Prodhimi i përgjithshëm i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e dytë të vitit 2022 u ul me 4,4 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.
Shitja e asortimenteve pyjore arriti në 131,587 metra kub dhe shënoi një rritje prej 1,4 përqind.
Kjo, sipas statistikave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje në prodhimin pyjor është vërejtur për nxjerrjen e drurit nga speciet halore dhe gjetherënëse, drurët e tjerë të rrumbullakët, dru zjarri nga speciet halore dhe drurë të tjerë të përpunuar, përafërsisht trungje, shtylla dhe kunja druri, ndërsa ka pasur një rënie në trungjet nga halorët dhe specie gjetherënëse.