Nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kostoja e jetesës për muajin qershor në Maqedoninë e Veriut është rritur për 3.2%.
“Kosto e jetesës në qershor të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.2 përqind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rritje për 4.1 përqind”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave.