Në dhjetor të vitit të kaluar janë dhënë 333 leje për ndërtim që është për 0.9% më pak në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 7.433.793.000 denarë, përkatësisht për 52.9% më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2015.
Nga gjithsej numri i lejeve të dhëna për ndërtim, 199 (59.8%) janë destinuar për objektet e ndërtimit të lartë (11.7%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 95 (28.5%) për objektet për rikonstruim, njofton AIM.
Në 221 objekte (66.4) investitorë janë personat fizikë, ndërsa në 112 objekte (33.6%) subjektet afariste.
Në periudhën e raportit është parashikuar ndërtimi i 419 banesave me sipërfaqe të tërësishme shfrytëzuese prej 41.887 metra katrorë. /Telegrafi/