Në anketën për gjendjen e ndërmarrjeve të kryer nga Enti shtetëror për statistika vërehet notë më e mirë për gjendjen ekonomike të ndërmarrjeve të industrisë së përpunimit për muajin gusht në krahasim me korrikun e këtij viti dhe gushtin e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga ESHS, pritjet e udhëheqësve të ndërmarrjeve është që numri i të punësuarve të rritet. Treguesi i besimit te industria e përpunimit, siç vlerësojnë ata, në gusht , krahasuar me korrikun është për 0.4 për qind më i lartë, ndërsa në krahasim me gushtin e vitit të kaluar për 1.9 për qind.
Gjendja e sigurisë së prodhimeve me porosi në gusht të vitit 2017, në krahasim me muajin korrik është më e volitshme, pritjet për sasinë e prodhimit gjatë tre mujave në vijim janë të volitshme, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar në krahasim me muajin korrik, tregojnë të dhënat statistikore.
Ndikim më të madh në sasinë e prodhimit kanë pasur: kërkesa e pamjaftueshme nga shtetet importuese me 21 për qind, kërkesa vendase me 18.6 për qind, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 18.3 për qind dhe gjendja e pasigurtë ekonomike me 12.1 për qind./Telegrafi/