Site icon Telegrafi

ESHS: Gjendja ekonomike në industrinë e prodhimit është e kënaqshme

Sipas vlerësimeve të menaxhmentit të subjekteve të biznesit, treguesi i besueshmërisë në industrinë e prodhimit në qershor të vitit 2017 është për 0.9 përqind pikë më e lartë në krahasim me muajin e kaluar, kurse në krahasim me qershorin e vitit 2016 është zmadhuar për 2.2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi ESHS, gjendja e sigurisë të prodhimeve me porosi në qershor të 2017, në krahasim me majin e vitit 2017, është e kënaqshme, pritjet për sasinë e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë të kënaqshme në krahasim me muajin paraprak, kurse rezervat e prodhimeve të përfunduara janë rritur në krahasim me majin e 2017, njofton AIM.

Vlerësim për gjendjen ekonomike të subjekteve të biznesit në qershor të vitit 2017 është i përshtatshëm në krahasim me muajin paraprak, kurse e kënaqshme gjendja është edhe në krahasim me qershorin e vitit 2016. Pritet numri i punonjësve të rritet.

Mesatarja shfrytëzuese e kapaciteteve të subjekteve biznesore në qershor të 2017 ka arritur 64.9% nga shfrytëzimi normal. /Telegrafi/

Exit mobile version