Site icon Telegrafi

ESHS: Bie përqindja e ndërtimit të objekteve në Maqedoni

Në muajin maj të këtij viti janë dhënë 222 leje për ndërtim, me çka për 7.9 për qind është më e vogël se maji i vitit të kaluar. Në raportin e kësaj periudhe është paraparë ndërtimi i 477 banesave, me përfshirjen e sipërfaqes nga 38.951 metër katror, njofton sot Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë leje ndërtimi janë dhënë në rajonin e Shkupit, 40, në Qendër, Butel dhe Shuto Orizare, me 9 leje. Pason rajoni jugperëndimor me 39 leje, nga të cilat 20 në Kërçovë dhe 20 në Strugë. Leje për ndërtim më pak janë dhënë në verilindje të vendit.

Sipas dhënies së lejeve për ndërtim, shuma e ndërtimeve të objekteve kap shifrën e 3.529.344.000 denarë, çka është për 4.2 për qind më pak se vitin e kaluar

Tek 116 (53.3 për qind) objekte janë paraqitur investitor të personave fizik, ndërsa tek 106 (47.7 për qind) investitorë të pjesë së subjekteve. /Telegrafi/

Exit mobile version