Telegrafi

ESHR do të hetojë kompensimet që kanë marrë prokurorët e PSP-së

Kompensimet të cilat i kanë marrë prokurorët publikë të punësuar në PSP dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre do të jenë lëndë e revizionit nga ana e Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), paralajmëroi sot kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

Ai tha se në revizionin do të punojë ekipi prej tre revizorëve nga 1 shkurti i vitit 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Acevski deklaroi se janë bërë disa takime me Prokurorinë Publike dhe duke e respektuar interesin e qytetarëve dhe të të gjitha palëve të prekura vendosën të bëjnë revizion të kompensimeve.

“Nga 1 shkurti i vitit 2020 filluam me punë. Kemi bërë disa takime koordinuese me përfaqësues të Prokurorisë Publike për ndërmarrjen e dokumentacionit të përgjithshëm. Bëhet fjalë për dokumentacion që ka shenjë të caktuar të “informacioneve të klasifikuara” dhe duhet të krijohen kushte për ruajtjen e tyre përkatëse në ambientet tona. Është përcaktuar edhe ekipi i revizorëve dhe është vënë në programin vjetor për punë edhe pas përfundimit të revizionit do të njoftoheni në mënyrë përkatëse”, deklaroi Acevski.

I pyetur se çfarë do të jetë lëndë e revizionit, Acevski, tha se do të kontrollohen vetëm kompensimet./Telegrafi/