Telegrafi

ESHR: Rritet përqindja e zbatimit të rekomandimeve

Nga viti në vit rritet përqindja e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Entit shtetëror për revizion (ESHR) tek institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rreth 70 për qind i rekomandimeve të ESHR janë zbatuar ose janë në vijim, tha ndihmësi i revizorit kryesor shtetëror, Cveta Ristovska në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën u prezantua raporti për çerkun e tretë të ndjekjes së punës së ESHR.

“Nëse bëhet fjalë për rekomandime në pjesën e raporteve financiare, afati për zbatimin e tyre është relativisht më i shkurtë, por kur bëhet fjalë për rekomandime ku subjekti duhet të veprojë në pjesën e përshtatjeve me ligje dhe rregulla të caktuara ose në pjesën e përdorimit ligjor të fondeve, vetë rekomandimi kërkon më shumë se 90 ditë për zbatim”, tha Ristovska.

Gabriella Dimovska nga Qendra për analiza ekonomike (QAE), që është një ndër autorët e raportit, tha se raporti për çerekun e tretë, përfshin punën e ESHR në periudhën prej muajit prill deri në muajin qershor të vitit 2017 dhe ka të bëjë me transparencën e ESHR në aspekt të komunikimit dhe informimit të publikut nëpërmjet faqes së internetit, rezultate të punës së ESHR dhe ndërlidhja ligjore ndërmjet ESHR dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/