Telegrafi

Escobar viziton Tiranën dy ditë para nisjes së fushatës elektorale

Vetëm dy ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj në Shqipëri, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë.

Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare më datat 11-13 prill. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj.

Ndërkohë, nga opozita pritet që të takohet me kreun në detyrë të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritet do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur non grata nga SHBA, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/