Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.
Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.
Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Sali Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.