Site icon Telegrafi

Escobar pas takimit në Bruksel: Kemi ende shumë punë për të bërë

“Ka ende shumë punë për të bërë, nesër do të dalim me një qëndrim publik”.

Kështu ka thënë emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në një prononcim për Kanal 10 pas përfundimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel qëndroi edhe diplomati amerikan, i cili fillimisht ka takuar presidentin e Serbisë, e më pas edhe kryeministrin e Kosovës.

Ai tha se palët janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime tjera për planin evropian, teksa shtoi se do të nevojiten negociata shtesë gjatë muajit mars.

Kjo me qëllim që të zbatohen të gjitha modalitetet e propozimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar takim pozitiv dhe konstruktiv atë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe unë qysh më herët pata thënë se është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara dhe tash diskutimet e mëtutjeshme do të jenë për planin e zbatimit për çka do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku kah mesi i muajit mars sërish me ndërmjetësimin e Borrellit dhe Lajçak”, tha ai.

Exit mobile version