Site icon Telegrafi

Escobar: Ndarja e informacionit me qeverinë malazeze nga NATO është e rrezikshme

Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, është shprehur frika se ishte e rrezikshme të ndaheshin informacione me qeverinë e re në Podgoricë, duke shtuar se ky shqetësim ishte i vërtetë dhe se njerëzit në Mali i Zi duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Escobar ishte duke folur në Forumin 2BS (Të Jesh i Sigurt) në Budva, në bregdetin Adriatik, përmes një lidhjeje video.

Dhe duke komentuar ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjigje diplomatike dhe politike në mënyrë që të izolojnë forcat që nuk duan një Mal të Zi sovran dhe demokratik.

Ai bën dallimin midis forcave pro-ruse dhe atyre serbe.

“Së pari, nuk shoh se çështja pro-serbe dhe pro-ruse është e njëjta gjë. Ato forca politike në Malin e Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer kah Perëndimi, dhe të mbetet pjesë e NATO-s. Nga ana tjetër, për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minimizojnë këto aspekte… ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur atyre. Disa prej tyre janë sanksione, si dhe izolim diplomatik dhe politik”, citohet të ketë thënë Escobar. /Telegrafi/

Exit mobile version