Site icon Telegrafi

Escobar dogji 2 milionë dollarë për t’u ngrohur

Escobar, atë natë të ftohtë ka qenë në arrati, dhe për ngrohje kishte shfrytëzuar kartëmonedhat që i kishte pasur me vete.

Sebastian Marroquin, i cili para se ta ndërronte emrin quhej Juan Pablo Escobar, është i biri i mbretit të kokainës Pablo Escobar, dhe këtë rrëfim e ka treguar për revistën kolumbiane “Don Juan”.

Sipas tij, Escobar kishte vendosur t’i digjte paratë, pasi kishte kuptuar se e bija e tij, Manuela, me të cilën ndodhej në arrati – duke ikur nga pushtetit – ishte e sëmurë.

Mbreti i kokainës është vrarë në vitin 1993, derisa përpiqej t’i ikte për të satën herë forcave të policisë. Revista Forbes, në vitin 1989, e kishte radhitur në vendin e 7 të njerëzve me të pasur në botë – duke e vlerësuar kapitalin e tij në vlerë prej 30 miliardë dollarësh.

I biri i tij, Sebastian, pas vdekjes së të atit, bashkë më familje, ka shkuar të jetojë në Argjentinë. /Telegrafi/

Exit mobile version