Telegrafi

Escalettes: Anelka të mos luajë më për Francën

Anelka ishte një nga shkaktarët e ‘skandalit francez’ në Afrikën e Jugut gjatë Botërorit, që e dërgoi Francën drejt përçarjes dhe eliminimit të parakohshëm.

“As unë, e as pasardhësi im, e as përzgjedhësi i ardhshëm nuk do ta harrojë atë që ndodhi dhe ne të gjithë do të përkujdesemi që ai të mos luajë më për Francën”.

“Unë kam folur deri tani me pak dijeni, por një lojtar më ka thënë se situata ishte më e keqe se sa që ishte raportuar, ndërsa unë menjëherë e dënova nxitësin”, ka thënë Escalettes. /Telegrafi/