Brendi i njohur i modës “Escada” ka zgjedhur këngëtaren me famë ndërkombëtare, Donna Dafi, si imazhin e tij të ri për vitin 2025.
Përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale, “Escada” ka krijuar mister rreth fushatës së saj më të re, duke pyetur ndjekësit: “Të gjitha sytë tek ajo… Kush është ajo? A mund ta njohësh atë energji?”
Kjo zgjedhje e markës së njohur vjen si pjesë e strategjisë për të përfshirë emra të mëdhenj të industrisë së muzikës dhe artit në fushatat e saj të marketingut.
Donna Dafi, e njohur për stilin dhe energjinë e saj unike, pritet të sjellë një frymë të re për imazhin e “Escada” në vitin e ardhshëm.
Përveç imazhit, artistja do të prezantojë edhe një këngë të dedikuar për këtë bashkëpunim, e cila do të publikohet më 1 mars 2025.
Kjo datë do të shënojë një ditë festive dhe madhështore për “Escada”, jo vetëm në dyqanet e saj anembanë botës, por edhe në platformat digjitale dhe të printuara.
Fansat dhe ndjekësit e “Escada” tashmë po presin me padurim zbulimin e plotë të kampanjës dhe tingujt e këngës së re të Donna Dafi, që pritet të bëhet një himn i modës dhe elegancës për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/