Site icon Telegrafi

“Escada”, këngëtaren Donna Dafin e quan GRUA LIDERE

Brendi “Escada” ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Donna Dafi, për imazhin e tij të ri.

Ky imazh, i cili pritet të publikohet së shpejti së bashku me këngën e saj të dedikuar për këtë brend, aktualisht në fushatën globale paralajmëruese, Donna Dafin quhet GRUA LIDERE, “GIRL BOSS”, dhe se ka aurë, besim, shkëlqim dhe plot energji etj.

Po ashtu, në mesin e këtyre postimeve, theksohet se kompania po numëron orët për të publikuar të plotë imazhin dhe këngën që shoqëron këtë brend.

Donna Dafi, përveç është dëshmuar në botën e muzikës, tani po shfaq edhe bukurinë e saj nëpër brende dhe aktivitete me famë botëror.

Kujtojmë se në vitin 2019, imazhi i këtij brendi ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. /Telegrafi/

Exit mobile version