Telegrafi

Esad Rahiq është emëruar drejtor i burgut në Shuto Orizare

Në seancën e sotme qeveritare Esat Rahiq është emëruar për drejtor të burgut në Shuto Orizare

Ai zë vendin e Gjoko Kotevskit i cili dha dorëheqje në muajin shkurt, pas incidentit me të akuzuarit Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski në oborrin e burgut. Kryeministri Zoran Zaev vetë kishte kërkuar atëherë dorëheqjen e Kotevskit.

Dorëheqja ishte konstatuar menjëherë, por për zëvendësimin e drejtorit duheshin që të kalojnë zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/