Telegrafi

Erzina Shehu e konfirmon se është shtatzënë

2019-ta lirshëm mund të thuhet se ishte një nga vitet më të bukura për reperin MC Kresha.

Ai i dha fund beqarisë me një ceremoni private në Prishtinë, ndërsa fotografitë dhe videot nga dasma e tyre bënë bujë në faqet rozë.

Martohen MC Kresha Erzina Shehu (Foto: Instagram)

Megjithatë, ky nuk ishte lajmi i vetëm, pasi nga fotot e publikuara u aludua se Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës është në pritje të ëmbël.

Mes shumë spekulimeve, lajmin e ka konfirmuar vetë Erzina së fundmi, nëpërmjet një pyetje drejtuar nga ndjekësit e saj në Instastory.

Lexo po ashtu MC Kresha dhe Erzina Shehu po bëhen prindër

Ajo ka pohuar se është shtatzënë, madje postimin e ka shoqëruar me foton e një fëmije.

Erzina Shehu (Foto: Instagram)

Ndryshe, MC Kresha dhe Erzina janë njohur me njëri-tjetrin, pasi kjo e fundit u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku momentalisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë.

Në anën tjetër, Kreshnik Fazliu (MC Kresha) po vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar e më të pëlqyer në trevat shqiptare. /Telegrafi/