2019-ta lirshëm mund të thuhet se ishte një nga vitet më të bukura për reperin MC Kresha.
Ai i dha fund beqarisë me një ceremoni private në Prishtinë, ndërsa fotografitë dhe videot nga dasma e tyre bënë bujë në faqet rozë.
Megjithatë, ky nuk ishte lajmi i vetëm, pasi nga fotot e publikuara u aludua se Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës është në pritje të ëmbël.
Mes shumë spekulimeve, lajmin e ka konfirmuar vetë Erzina së fundmi, nëpërmjet një pyetje drejtuar nga ndjekësit e saj në Instastory.
Ajo ka pohuar se është shtatzënë, madje postimin e ka shoqëruar me foton e një fëmije.
Ndryshe, MC Kresha dhe Erzina janë njohur me njëri-tjetrin, pasi kjo e fundit u kthye nga Kanadaja në Kosovë, ku momentalisht punon si menaxhere e brendit “Zara” në vendin tonë.
Në anën tjetër, Kreshnik Fazliu (MC Kresha) po vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar e më të pëlqyer në trevat shqiptare. /Telegrafi/