Site icon Telegrafi

Erzen Rrustemi shpallet kampion bote në WBF, feston me flamurin e UÇK-së (Video)

Erzen Rrustemi është shpallur kampion i botës në versionin WBF.

Shqiptari e nokautoi boksierin Ricardo Ramirez në rundin e dytë, duke treguar edhe një herë për formën e tij të mirë.

Rrustemi kishte arritur të nokauton kundërshtarin edhe në rundin e parë, por me shumë mund Ramirez kishte arritur të vazhdojë meçin.

Takimi është zhvilluar në Aarhus të Danimarkës dhe Erzeni kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve që kishin ardhur për ta mbështetur.

Në fund të përballjes Rrustemi festoi me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë kështu duartrokite të mëdha nga të pranishmit, më poshtë keni meçin e plotë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=d87MSdtMvrg

Exit mobile version