Site icon Telegrafi

Erzen Rrustemi mbron titullin WBF dhe fiton titullin GBU

(Foto: Facebook/Erzen Rrustemi)

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ka mbrojtur me sukses titullin e botës në pesha të rënda WBF.

Ai në Karsluhe të Gjermanisë, ka mundur boksierin argjentinas, Juan Pedro Gugli Elmetti, shkruan albinfo.ch.

Boksieri i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka qenë mjaft i mirë në fillim të meçit, duke e hedhur dy herë kundërshtarin në tapetë.

(Foto: Facebook/Erzen Rrustemi)

Ndodhi kjo në raundin e dytë, ku gjyqtari e ndërpreu meçin dhe e shpalli fitues boksierin shqiptar.

Edhe në këtë meç një numër i madh i bashkatdhetarëve kishin shkuar për të përkrahur boksierin shqiptar, i cili i ka falënderuar për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë.

Përveç mbrojtjes së titullit, Erzen Rrustemi fitoi edhe titullin GBU (Global Boxing Union).

Para duelit, boksieri kishte thënë se ishte është shumë i përgatitur për këtë meç dhe ishte i bindur se do të triumfojë, dhe ashtu ndodhi.

Exit mobile version