Telegrafi

Erza Muqolli publikon klipin e këngës “Je Chanterai” në Ditën e Çlirimit të Kosovës

Këngëtarja shqiptare, Erza Muqolli, para disa ditëve lansoi këngën e parë të albumit solo, kurse sot e ka prezantuar edhe me klip.

Ky projekt me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez, Vianney, mban titullin “Je Chanterai” që në shqip do të thotë “Do të këndoj”.

Kjo këngë përcjell vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin teksa nuk kanë munguar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

Erza Muqolli në klipin e ri (Foto: YouTube)

Duhet theksuar se shumica e këngëve të 13-vjeçares do të jenë në gjuhën frënge gjersa disa prej tyre do t’i sjellë në gjuhën shqipe.

Erza po ashtu do të mbajë disa koncerte muzikore në shtetet frankofone për të promovuar albumin e parë në karrierë. /Telegrafi/