Telegrafi

Erza Muminoviq mposhtet në çerekfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq pësoi humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Erza e nisi mirë garën në kategorinë deri në kilogramë, pasi mposhti me ‘ippon’ xhudisten turke, Gulkader Senturk.

Megjithatë, xhudistja jonë ishte e pafat dhe humbi në ndeshjen çerekfinale.

Lexo po ashtu Erza Muminoviq kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare "Oran 2022"

Ajo u mposht nga francezja Melanie Vieu, por që garën e vazhdon për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.

Pas Erzës do të garojnë dy xhudistet tjera: Flaka Loxha (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-52 kg). /Telegrafi/