Telegrafi

Erza Muminoviq kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq ka kaluar në rrethin e dytë të garave në Lojërat Mesdhetare pas fitores në raundin e parë në garave në Algjeri.

Erza ka arritur të mposht me ‘ippon’ në kohën shtesë xhudisten turke, Gulkader Senturk, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja jonë synon të shkojë sa më larg në këtë garë dhe pse jo ta synojë edhe medaljen në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në rrethin e dytë, Muminoviq do të përballet me xhudisten franceze Melanie Vieu.

Përveç Erzës, sot do të garojnë edhe dy xhudistet tjera tona, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha. /Telegrafi/