Telegrafi

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kupën “IJF World Tour”

Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq ka vazhduar me suksese me medalje në sportin që ajo nga reprezenton.

Medalistja e bronztë Olimpike për të reja, Erza Muminoviq, ka fituar sot (e shtunë) medaljen e bronztë në garën Kupa e Xhudos “IJF World Tour” për kadete, që po mbahet në Bielsko Biala të Çekisë.

Xhudistja jonë e nisi me humbje garën në kategorinë deri 48 kilogramë, duke u mposhtur nga japonezja, Hikari Yoshioka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Erza Muminoviqit

Megjithatë, Erza arriti të kthehet furishëm në garë duke korrur më pas pesë fitore radhazi në repesazh.

Erza mundi kundërshtaret Lea Beres nga Francë, Falcon Sanchez nga Spanja, Anna Kriza nga Hungaria, Karolina Mika nga Polonia dhe Rita Koszegi nga Hungaria.

Nesër (e diel) do të garojë xhudistja tjetër Fationa Kasapi, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Të dyja xhudistet do të garojnë edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Baku 2019, që mbahet prej 21-27 korrik të këtij viti. /Telegrafi/